Politike

Rama mbledh pasdite ministrat dhe deputetët e Tiranës! Diskutohet për zgjedhjet në bashki

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim informal me deputetët e Tiranës, pasditen e kësaj të mërkure.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në godinën e Kryeministrisë, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Mbledhja e cila do mbahet në orën 18:00 është thirrur një ditë pasi këshilltarët Bashkiak kanë shkarkuar kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.

Ende nuk dihet se cila do të jetë fokusi i takimit, por sipas burimeve Rama do të kërkojë angazhim maksimal të deputetëve në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahet në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë