Politike

Berisha-Peleshit: Rikthe seancën e 18 shtatorit! U bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali Berisha tha se seanca e kaluar ku qeveria miratoi pa debat programin “duhet të hidhet në koshin e plehrave”.

Berisha e cilësoi këtë seancë si një nga ngjarjet më të paprecedenta dhe më të turpshme në historinë parlamentare të vendit.

Sipas tij, qeveria po vepron në mënyrë të fshehtë dhe pa transparencë, duke shmangur debatin dhe votimin e hapur për arsye që lidhen me hetime të mundshme ndaj zyrtarëve të lartë vendorë.

Berisha tha se seanca e kaluar “u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj”.

Ai i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të rikthejë seancën e 18 shtatorit, përndryshe to ta rikthejë Gjykata Kushtetuese.

“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal ta hedhë në koshin e plehrave do të mbetet në arkivat e shtetit si procesverbal më i turpshëm në historinë e tij dhe ky turp do të mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo e pashembullt dhe e bënë atë për të fshehur e maskuar 18 Erion Veliaj.

Nuk mund t’ia bëje vendit tënd kurrë pse një grusht të papërgjegjshëm që kanë frikë e turp nga vetja e tyre kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim e pa asgjë. Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentit shqiptar, në historinë e Europës e botës dhe të çdo regjimi. Ndaj rikthe seancën të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti e të bëhen zhvillimet. Ata që kanë frikë nga vetja e tyre le t’ia mbathin e të ikin. Nuk është përgjegjshmëria jonë kjo. Është e tyre”,tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë