Politike

Balla i përgjigjet opozitës: U kujtuat të komentoni programin pasi dhunuat seancën

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me mungesën e debatit për programin e qeverisë në seancën e kaluar plenare, duke i cilësuar pretendimet e tyre si të pabazuara dhe të vonuara.

Sipas Ballës, opozita ka zgjedhur të përdorë dhunën dhe bllokimin në vend të përfshirjes në debat parlamentar, duke prishur një prej momenteve më të rëndësishme në jetën parlamentare.

Balla theksoi se sipas nenit 44 të Rregullores, fjala në momente procedurale mund t’u jepet vetëm atyre deputetëve që kanë shprehur një mendim në seancën e kaluar dhe të cilëve nuk u është zbardhur siç duhet.

“Këta nuk kanë pasur ndonjë mendim. Nuk di unë të rezultojë ndonjë mendim. Mund ta kenë pasur ndërmend, por pasi dhunuan seancën, pasi prishën solemnitetin e një prej seancave të rëndësishme, tani vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim”, tha Balla.

Më tej ai kërkoi që të hidheshin në votim emrat e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare, që u miratuan në Konferencën e Kryetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë