Nga Gazeta ‘Si’- Në Konferencën e Kryetarëve, janë miratuar listat e anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare.
Në mbledhje u depozituan emrat e propozuar nga tre grupet parlamentare të opozitës, ndërsa Partia Socialiste kishte paraqitur propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës.
Kujtojmë se demokratët, pavarësisht kundërshtive dhe vonesës, dorëzuan të martën emrat e përfaqësuesve të tyre për strukturat e reja të Kuvendit, duke përfshirë komisionet e përhershme dhe delegacionet ndërkombëtare.
Pas shqyrtimit, çështjet u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme, si dhe për anëtarët zëvendësues, në përputhje me përfaqësimin politik në Kuvend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




