Politike

VIDEO/ Erion Veliaj shkarkohet zyrtarisht si kryebashkiak i Tiranës

Nga Gazeta ‘SI’ – Erion Veliaj është shkarkuar zyrtarisht si kryebashkiak i Tiranës në Këshillin Bashkiak.

Këshilltarët e majtë dhe të djathtë janë bërë bashkë dhe kanë votuar unanimisht për të shkarkuar Veliajn pas kërkesës së këshilltarëve socialistë. Vendimi është shoqëruar me duartrokitje nga Këshilli.

Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Veliaj, nga qelia, pati kërkuar të ishte pjesë e mbledhjes, por kërkesa iu refuzua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë