Politike

4 ‘dishepujt’ e Veliajt bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Nga Gazeta ‘SI’ – Pak besnikë i kanë mbetur Erion Veliajt, në minutat e fundit të pushtetit.

Zëvëndësuesja e tij Anuela Ristani ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që po trajton kërkesën e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut, ndonëse rregullorja kërkon pjesëmarrjen e saj.

Në mbledhje nuk ka marrë pjesë as Gazment Paja, mik i Veliajt, Joleza Koka bashkëpunëtore e afërt dhe Aldo Merkoçi, ish-kreu i MJAFT.

Ky i fundit ka bërë edhe rezistencë për firmosjen e kërkesës pak ditë më parë. Madje, ai i kërkoi qeverisë që në deklaratë të shënohet se Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe fjalë të tjera për punën e tij të mirë dhe kërkesa i është marrë parasysh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë