Nga Gazeta ‘Si’- Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në reformat që çojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në union.
Në një deklaratë zyrtare, BE-ja nënvizon se me përpjekje të qëndrueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme – në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse – Shqipëria mund të arrijë qëllimin ambicioz të mbylljes së negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal and all Ministers on their taking office. With a sustained effort in adopting and implementing the necessary reforms through transparent and inclusive processes, Albania can achieve its ambitious goal of closing EU accession…
— EU in Albania (@EUinAlbania) September 22, 2025
Po ashtu në mesazhin e urimit theksohet: “Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”.
Kryeministri dhe ministrat e kabinetit të ri të qeverisë ‘Rama 4’ u betuan gjatë javës së kaluar para presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




