Politike

Rama: Këtë mandat, prioritet futja e inteligjencës artificiale në shëndetësi

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhë partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI(inteligjenca artificiale) në shërbim të shëndetësisë.

Duke folur për objektivat e qeverisë në këtë mandat të katërt, Rama tha se pas përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, synimi tani është një transformim në përmbajtjen dhe cilësinë e shërbimeve.

Mandej shtoi se do hapej dhe një universitet i ri në Fier.

“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetin.

 Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.

Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë