Është periudhë festash, krishtlindje dhe në prag të fundvitit, por kjo nuk do të thotë se futbolli ndalon. Ditën e sotme do të luhet futboll në dy nga kampionatet më të forta në Europë, Serie A dhe Premier League. Në Angli luhet java e 19-të, ndërsa në Itali është java e 18-të e Serisë A, ku padyshim spikat përballja e Inter me Napolin.
Zikaltërit do të presin Napolin në shtëpi në ndeshjet e fundit për vitin 2018, për ta mbyllur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Barazimi në javën e fundit me Kievon e vendit të fundit zhgënjeu shumë tifozët dhe gjithë ambientin zikaltër dhe një triumf me Napolin do të ishte doza e duhur e kurës. Por Napoli në krahun tjetër udhëton drejt Milanos me objektivin e qartë, të ruaj vendin e dytë.
Tashmë është kuptuar se Juventus nuk mund të mposhtet dhe beteja mes këtyre dy skuadrave do të bëhet për statusin e nënkampionit dhe ndoshta përballjet direkte do e përcaktojnë se kush do të jetë e dyta.
Ndeshja e kësaj të mërkure do të startojë prej orës 20:30 dhe të gjithë tifozët do të mund ta ndjekin përmes platformës Digitalb në kanalet Supersport.
Më poshtë tabela e gjithë ndeshjeve të Serie A këtë të mërkurë:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




