Gazeta Si – E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn është takuar këtë të enjte, më 18 shtator, me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Takimi i sotëm me kreun e SPAKt, vjen vetëm një ditë pas hapjes së garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Drejtuesi aktual, Altin Dumani, duhet të lirojë zyrën për pasuesin e tij në këtë detyrë në datën 18 dhjetor, teksa drejtuesi i ri, i cili do të jetë i treti që kjo strukturë ka pasur nga nisja e punës në 2019, do të qëndrojë në krye deri në dhjetor 2028.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



