Shendet

Shëndetësia/ Brenda 2029, rritje pagash për bluzat e bardha në 25%

Nga Gazeta Si- Rindërtimi i të gjitha qendrave shëndetësore dhe ambulancave është një nga pikat që përfshin programi i qeverisë së Ramës për Shëndetësinë.

Programi gjithashtu ‘premton’ edhe rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve me 25 për qind si dhe zgjerim të të shërbimeve falas për kontrollin bazë.

Gjithashtu, në program përmendet edhe rritja e numrit të mjekëve dhe infermierëve në sistem, për raportin në numër banorësh.

Fokus është dhe Shëndetësia Digjitale me receta elektronike dhe sisteme të integruara.

Një tjetër objektiv është që të sigurohet akses në barna moderne, rritja e personelit mjekësor dhe zhvillimi i shërbimeve të shëndetit mendor me bazë komunitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë