Politike

PS propozoi 11 komisione parlamentare, Berisha: Nuk do ta votojmë nesër në Kuvend!

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, komentoi zhvillimet e fundit politike.

I pyetur nga gazetarët nëse PD do ta njohë strukturën e re të propozuar nga Partia Socialiste për komisionet parlamentare, e cila parashikon 11 komisione parlamentare, ku 7 do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita, Berisha tha se opozita nuk do ta mbështesë propozimin në seancën plenare të nesërme.

Sipas kreut të PD-së, ky veprim i mazhorancës synon jo eficiencën, por përfitime politike dhe rritje të kostove për taksapaguesit shqiptarë.

Seanca plenare ku pritet të votohet struktura e re parlamentare është planifikuar të zhvillohet nesër në orën 17:00.

“Ne nuk do të votojmë ndryshimin e strukturës parlamentare sepse është bërë një gjë e turpshme. Ndahet një komision në 3 dhe rriten shpenzimet për qytetarët”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë