Nga Gazeta ‘Si’- Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, paraditen e kësaj të hëne, në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja e grupit u zhvillua nën drejtimin e Taulant Ballës, i cili u caktua në këtë post në Asamblenë Kombëtarë të Partisë Socialiste, e cila zhvilloi punimet të enjten e shkuar.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Fokusi i kësaj mbledhjeje ishin porositë e kryeministrit Rama për deputetët socialistë, të cilët u betuan të premten e 12 shtatorit. Po ashtu në mbledhje u diskutua për komisionet parlamentare dhe emrat që do t’i drejtojnë ato.
Strukturimi i 11 Komisioneve Parlamentare
1. Komisioni i Ekonomisë punësimit dhe financave – PS. – Milva Ekonomi
2. Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike – PS. – Ulsi Manja
3. Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – PS – Bledar Çuçi
4. Komisioni për Edukimin, Shkencës dhe Sportit – PD
5. Komisioni për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale – PD
6. Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Vazhdueshëm – PS- Anila Denaj
7.Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- PD
8. Komisioni për bujqësinë, ushqimin dhe zhvillimin rural – PS – Blendi Klosi
9. Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – PD
10. Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – PS. – Igli Hasani
11- Komisioni për Nismat Qytetare, bashkëpunimin dhe nismat institucional- PS – Fatmir Xhafaj
Ndërkohë, Damian Gjinkuri do të drejtojë sërish Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, kurse Arbjan Maznikut Partia Socialiste i ka besuar Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




