Politike

Rama mandatohet për herë të katërt si kryeministër

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Republikës Bajram Begaj, sapo ka mandatuar Edi Ramën për herë të katërt si kryeministër.

Rama mbërriti në Presidencë vetëm pak momente më herët, për të kërkuar nga Begaj mandatimin e qeverisë së re ashtu siç e kërkon protokolli.

Fillimisht procedurat kërkojnë që sekretari i Përgjithshëm i PS-së të dërgojë për mandatim emrin e kryeministrit.

Më pas është kryeministri Rama që pasi mandatohet paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë.

Pasi presidenti merr kërkesën, ka 6 ditë kohë për të bërë dekretimin dhe do duhet të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat një më një.

Më pas, pas seancës së votëbesimit në Parlament, do të zhvillohet ceremonia e betimit të kabinetit të ri qeveritar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë