Politike

Manastirliu do garojë për bashkinë e Tiranës, Blerina Gjylameti drejt rikthimit si deputete

Nga Gazeta ‘Si’- Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të kandiduar Ogerta Manastirliun si kryebashkiake e Tiranës, pasi shkarkoi nga detyra Erion Veliajn, i ka hapur rrugë rikthimit në Kuvend të  Blerina Gjylametit.

Automatikisht Ogerta Manastirliu do të duhet të heqë dorë nga mandati i deputetes, që e fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, për të kandiduar për kreun e Bashkisë.

Në Kuvend nga lista e PS-së, rikthehet në Parlament Blerina Gjylamenti, e cila ishte në listë të hapur.

Kjo e fundit mbeti jashtë Kuvendit pas një gare të fortë për votat me Olta Xhaçkën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë