Politike

Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator, një ditë pas Asamblesë së PS

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI.

Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet të premten, më 12 shtator, ora 10:00.

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat.

Kujtojmë që më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e PS, ku pritet të prezantohen edhe ministrat e qeverisë së re Rama 4.  

“Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme”, shkruan Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë