Politike

KQZ i kthen përgjigje DHL-së: Nuk paguajmë pa vërtetuar nëse e keni kryer shërbimin

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzon të paguajë kamatëvonesat e njoftuara nga kompania postare DHL, për votën e diasporës.

Celibashi i është përgjigjur shoqërisë, se nuk do të paguhet fatura 9 milionë euroshe, pa u verifikuar më parë se si është shpërndarë vota nëpër botë.

Për këtë arsye, KQZ i kërkon kompanisë private postare që të provojë se si është kryer cilësia e shërbimit të tyre për të shpërndarë zarfet me fletët e postimit për emigrantët shqiptarë nëpër botë.

Gjithashtu, KQZ kërkon edhe që DHL të ridërgojë faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve.

Vetëm duke përmbushur këto kushte, thotë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të bëhet e mundur shlyerja e detyrimeve ndaj DHL-së.

Gati 4 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, ku u aplikua për herë të parë vota e diasporës, kompania DHL që bëri shpërndarjen e fletëve të votimit, nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Me një kërkesë që mbante datën 1 shtator, kompania e shërbimit postar i kërkon KQZ pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ose në të kundërt do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë