Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Qeverinë se po mban të varfër shqiptarët, duke rritur vetëm rrogat e zyrtarëve të lartë.
Duke iu referuar statistikave të Eurostat, ai tha se Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale.
“Nga të gjitha vendet europiane, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët. Ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e Altin Troplinit. Jo, nuk i merr 7 mijë euro. Rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan.
Por ku është problemi tjetër? Në qoftë se nga viti 2023 në vitin 2025, rroga minimale nuk janë rritur, thotë Eurostat- mos dëgjoni gënjeshtrat e edi Ramës dhe INSTAT-it të Edi Ramës- nuk janë rritur thotë, çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin”, tha ai.
I pyetur për takimin e fundit që Dumani ka zhvilluar në Uashington me zyrtarë të lartë të DASH, Berisha tha se nuk ishte në dijeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




