Politike

Rama: Europa është si një pacient me 27 mjekë patologë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot situatën e Bashkimit Europian me një metaforë të fortë, duke e krahasuar unionin si “pacientë me 27 mjekë”.

Sipas tij, problemi kryesor i Europës lidhet me drejtimin që ajo do të marrë në të ardhmen.

Ai tha se kontinentit i duhet të vendosë nëse do të thellojë integrimin për t’u bërë një entitet i ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo “do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh”.

“Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë që mund të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ. Dua t’u them atyre që janë brenda në BE që të jenë më të lumtur, sepse është një vend shumë i mirë, për të gjithë ata që janë aty. Këta patologët duhet të specializohen, për të pasur një bashkim tërësor që kujdeset për të gjithë organizmin e pacientit, në të kundërt do kemi një rënie të pashmangshme”, tha Rama.

Ai foli mes të tjerash edhe për armatosjen e BE për të cilin tha se Europa duhet të tregohet e kujdesshme.

“Europa ka qenë gjithmonë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë jo fortesa ku shihesh me shumë filtra para se të jesh mik. Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleatë.

Ta shndërrosh Europën nga një kontinent paqe në lufte, duke armatosur veten, larg qoftë para se të vijë armiku do shohim njëri-tjetrin nëse na punojnë armët apo jo. Pas fjalës vijnë veprat. Gjithmonë pro Europës pavarësisht gjithçka që mund të ndodhë”, përfundoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë