Trashëgimi

Rituali i frikshëm i dervishëve Rufai që i mbijetoi edhe diktaturës

Nga Michel Setboun- “Allah, Allah, Allah…”kënga e adhuruesve përshkon dhomën ndërsa ata lëvizin para e mbrapa në një ritëm. Një pjesë janë gjysëm të zhveshur, me kapica të bardha, ndërsa të tjerët ndodhen në trance, teksa ngulin shkopinj të shkurtër në faqe, gjuhë, veshë dhe bark. Era e djersës mbulon qafën e tyre, por asnjë pikë gjaku nuk rrjedh. Zëri i vetëm që dëgjohet është emri i shenjtë i Allahut.

Ky ritual zhvillohet në një teqe të vjetër, e cila gjatë viteve të komunizmit ishte shndërruar në magazinë . Dhoma e vogël është e mbushur me njerëz, të cilët rrethojnë adhuruesit për të parë atë ritual i cilir ngjante se kishte humbur përjetësisht në të kaluarën.

Dervishët vazhdojnë këngën e tyre, ndërsa shkopinjtë, të ngrohur deri në të bardhë, lëvizen mbi trupat e tyre. Ata nuk duket se vuajnë; janë në adhurim përpara Perëndisë së tyre, për Muhamedin dhe profetin Ali. Këta janë Rufai, një nga dhjetëra sekte shiite që ekzistonin në Shqipëri para Revolucionit Kulturor.

“Allah, Allah, Allah…” thirrja e lirisë tingëllon nëpër dhomë. Dhurimi dhe vuajtja që ata vetes ia shkaktojnë sot janë simbol i një rilindjeje të besimit, një mënyrë për t’u ndarë me 26 vite diktature ku praktika e fesë ishte e ndaluar dhe dënohej me vdekje.

Në vitin 1969, pas një Revolucioni Kulturor të shpejtë dhe të dhunshëm, diktatori Enver Hoxha e shpalli Zotin të paligjshëm. Priftërinj katolikë, ortodoksë dhe mollahë u internuan në kampet e përqendrimit dhe u ekzekutuan. Kishat dhe xhamitë u shkatërruan ose u kthyen në magazina  e palestra. Zoti dukej i braktisur, dhe drita e diktaturës ishte e vetmja që shoqëronte popullin për dekada me radhë.

Ekzistenca e këtij sekti veçohet për veprimet e frikshme që kryejnë mbështetësit e tij si shpimet me shtiza në fytyrë apo në trup, kërcimet mbi xhama etj. Ky sekt daton shumë herët në vendin tonë.

Sot, rituali i dervishëve Rufai dëshmon një kthim të fuqishëm të besimit dhe një rilindje të traditës shpirtërore që rezistoi edhe gjatë periudhave më të errëta të historisë shqiptare.

Shenim: Michel Setboun është fotograf francez, i cili ka punuar për revista të njohura ndërkombëtare, si : “Geo”, “Figaro Magazine”, “New York Times”, “Life”, “Paris Match”, “Stern”.  Filloi të punojë si fotograf në vitin 1978 duke mbuluar konflikte ndërkombëtare për agjencinë SIPA, si Revolucionin në Iran, Luftën për Pavarësi në Angola, Afganistan, Luftën Iran-Irak dhe me vone luftën civile në Liban. Ndersa në periudhën kohore 1985-1991, ai mbulon reportazhet per Korenë e Jugut, Shqipërine, Mongolinë dhe Rion për agjencinë RAPHO. Që nga viti 1991 punon si fotograf i pavarur. Ka udhëtuar në më shumë se 130 vende. Ka marë çmimin e parë në World Press për reportazhin e tij për dy milionë refugjatët e dëbuar në Nigeri. Setboun është gjithashtu autor i librave të shumtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë