Nga Gazeta Si- Vendimi për ndërtimin e muzeut arkeologjik nëntokësor, në zonën e sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë ka përplasur ministrin e kulturës, Blendi Gonxhja dhe deputeten e PD-së, Ina Zhupa.
Në seancën parlamentare të kësaj të enjte, Zhupa tha se muzeut arkeologjik i duhet ofruar një hapësirë dinjitoze, mbi tokë.
Ministri dha disa shembuj të vendeve të tjera që kanë ndërtuar muze nëntokë, si një muze në Romë afër Colosseum-it, një tjetër në Krakov të Polonisë, apo dhe Luvri në Paris.
“Procesi është ende në fazë paraprake dhe do të ketë konsultime të mëtejshme publike dhe me ekspertët”, tha Gonxhja.
Por për deputeten Zhupa, shembujt e sjellë nga ministri nuk janë të ngjashëm me idenë që kërkohet të realizohet në Tiranë.
“Shembujt që ju morët quhen muze ‘in situ’. Në Romë, atje u gjetën gjetje arkeologike, që nuk i lëvizën nga vendi, por u ekspozuan, se u mendua se lëvizshmëria do t’i dëmtonte. Në gjithë botën gjetjet nxirren në dritë dhe ekspozohen, ndërsa në Shqipëri po ndodh e kundërta. Kjo është një goditje për identitetin kulturor dhe një model i paprecedentë”, tha Zhupa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje