Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rendë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës.
Një 15-vjeçar është mbytur në një pishinë ndërsa deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Viktima është identifikuar si A. P., teksa policia përmes një njoftimi bën me dije se 15-vjeçari dyshohet se pësoi infarkt duke u larë në pishinë.
“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën”,njoftoi sot policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje