Shendet

Një ‘recetë’ e vjetër mund të jetë zgjidhja për Alzheimerin

Në një zbulim të ri e të rëndësishëm që zgjati pothuajse një dekadë, studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit thonë se kanë gjetur një çelës që mund të zbulojë shumë nga misteret e sëmundjes së Alzheimerit dhe plakjes së trurit: metali i thjeshtë i litiumit.

Litiumi njihet më së miri në mjekësi si një stabilizues i humorit që u jepet njerëzve që kanë çrregullim bipolar dhe depresion. Ai u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në vitin 1970, por u përdor nga mjekët për të trajtuar çrregullimet e humorit për gati një shekull më parë.

Tani, për herë të parë, studiuesit kanë treguar se litiumi është i pranishëm natyrshëm në trup në sasi të vogla dhe se qelizat e kërkojnë atë për të funksionuar normalisht, ashtu si vitamina C ose hekuri. Ai gjithashtu duket se luan një rol kritik në ruajtjen e shëndetit të trurit.

Në eksperimentet e publikuara në Nature, shkencëtarët treguan se ulja e sasisë së litiumit në dietën e minjve bëri që truri i tyre të pësonte inflamacion dhe ndryshime që lidhen me plakjen e përshpejtuar.

Te minjtë që ishin kryqëzuar për të pasur të njëjtat ndryshime në tru si pacientët me Alzheimer, dieta e varfër me litium nxiti pllakëzimin e disa proteinave që  krijojnë ngatërresa në tru dhe humbje të kujtesës.

Ruajtja e niveleve të litiumit i mbrojti minjtë nga ndryshimet e trurit që lidhen me Alzheimerin. Ata u  dhanë minjve orotorat litiumi dhe ata rifituan aftësinë për të gjetur rrugën në labirinte dhe identifikuar  sende të reja.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të marrin suplemente litiumi, thonë shkencëtarët sepse duhet gjetur doza e duhur për njerëzit.

Pacientët që marrin doza litiumi të cilat janë më të larta sesa dozat e përdorura në studim, mund të pësojnë helmim të tiroides ose veshkës. Sasia normale e litiumit në organizëm dhe përqendrimet që ata u dhanë minjve janë të vogla, rreth 1000 herë më shumë sesa doza e rekomanduar për çrregullimin bipolar.

Nëse kërkimet e mëtejshme do të mbështesin rezultatet premtuese të studimit, mund të ketë trajtime të reja dhe analiza diagnostikuese për Alzheimerin.

Mos e provoni këtë në shtëpi

Në formën e tij natyrale, litiumi është një element, një metal i butë, i bardhë argjendtë që kombinohet lehtësisht me elementë të tjerë për të formuar komponime dhe kripëra. Është i pranishëm natyrshëm në mjedis, duke përfshirë ushqimin dhe ujin.

Shkencëtarët nuk e kanë ditur kurrë plotësisht se si funksionon për të përmirësuar humorin, vetëm se e bën.

Megjithatë, njerëzit që marrin doza litiumi me recetë, të cilat ishin shumë më të larta se dozat e përdorura në studimin e ri, ndonjëherë mund të zhvillojnë toksicitet të tiroides ose veshkave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë