Nga Gazeta “SI”– Parku natyror i Drilonit, pjesë e peizazhit të mbrojtur të Liqenit të Pogradecit, është drejt një pikë kthese të rrezikshme. Pas vitesh paralajmërimesh nga aktivistë dhe organizata mjedisore për ndërhyrje të pakontrolluara në bregun liqenor, UNESCO po shqyrton seriozisht vendosjen e zonës në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Ky vendim vjen si sinjal i parë i një procesi shumë më të rëndë që mund të çojë deri në përjashtimin përfundimtar të Drilonit nga statusi i Trashëgimisë Botërore.
Por cilat janë hapat që ndjek UNESCO në raste të tilla kur ka abuzime me hapwsira të mbrotjura prej saj ?
UNESCO ka një mekanizëm të detajuar për të menaxhuar situatat ku një vend, që gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore, përballet me kërcënime serioze ndaj vlerave për të cilat është shpallur i tillë. Rasti i Drilonit nuk është i pari, dhe bazuar në përvojat ndërkombëtare, ja cilët janë hapat që pasojnë

Monitorimi i situatës dhe raportet periodike
UNESCO dërgon misione monitorimi në vend për të vlerësuar gjendjen në terren dhe për të analizuar ndikimin e faktorëve si ndërtimet, ndotja, degradimi mjedisor, apo zhvillimi urbanistik. Në rastin e Drilonit, misioni i vitit 2024 ka konfirmuar një “përkeqësim serioz të atributeve kryesore të parkut”, duke sinjalizuar një emergjencë të vërtetë ekologjike.
Rekomandimi për vendosje në listën e trashëgimisë në rrezik
Nëse misionet konstatojnë se vlerat universale të zonës po humbasin në mënyrë të vazhdueshme, si3 wshtw dhe rasti i Parkut Kombëtar të Drilonit, UNESCO propozon përfshirjen e pasurisë në listën e vendeve të Trashëgimisë në Rrezik. Ky është një hap zyrtar që nënkupton se statusi është i lëkundur dhe kërkon masa urgjente për të ruajtur pasurinë.
Kërkesa për plan masash urgjente nga shteti
Pas vendosjes në listën e rrezikut, shtetit i kërkohet të hartojë dhe të zbatojë një plan veprimi të qartë, të matshëm dhe të mbikëqyrshëm, për rikuperimin e dëmeve dhe ndaljen e ndërhyrjeve të dëmshme. UNESCO nuk lë procesin në dorën e deklaratave. Ajo cakton afate konkrete për përmbushjen e detyrimeve dhe rikthen misionet e saj në terren për të kontrolluar zbatimin. Nëse shteti anëtar nuk reagon në kohë, rreziku i përjashtimit bëhet real.

Heqja nga lista e trashëgimisë botërore
Ky është skenari më i rëndë dhe për fat të keq, i mundshëm nëse situata nuk ndryshon. Në historinë e UNESCO-s, ka pasur raste kur pasuri të mëdha janë përjashtuar për shkak të mosveprimit të shteteve: një rast i tillë ishte Drieti i Obris në Oman dhe lumi i Elbes në Dresden të Gjermanisë.
Për një vend të vogël si Shqipëria, një vendim i tillë do të ishte një goditje serioze ndaj reputacionit ndërkombëtar por dhe ndaj aspiratave për zhvillim të qëndrueshëm turistik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



