Politike

‘Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi’/ KQZ i shpjegon PD-së interpretimin e shifrave

PD bëri një kërkesë ditën e sotme në KQZ, pasi sipas saj mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi në bazë të përllogaritjeve përfundimtare të KQZ-së të fletëve në zgjedhjet e 11 majit.

Shqetësimi i PD-së kishte të bënte vetëm për fletët e votimit të zgjedhjeve në Shqipëri, jo në diasporë.

Nuk mungoi dhe përgjigja e KQZ, e cila shpjegon se nuk ka mungesë të fletëve të votimit. KQZ jep një shpjegim teknik duke thënë se:

Shifra fillestare prej 1,935,328 fletësh të papërdorura është vetëm ajo që është raportuar në procesverbalet e qendrave të votimit (QV-ve), por nuk është numri i plotë real i fletëve të papërdorura.

Këtij numri duhet t’i shtohen fletët e tjera të papërdorura, që nuk janë përfshirë saktë në procesverbalet për arsye të ndryshme teknike ose gabime raportimi.

KQZ në thelb nuk pranon që fletët mungojnë, por thotë se dyshimi i PD-së për “mungesë” të 130 mijë fletëve vjen nga keqinterpretimi i shifrave në dokumentet e QV-ve, dhe se fletët ekzistojnë, por kanë qenë të pasqyruara gabim ose nuk janë përfshirë në mënyrë të plotë në përllogaritjen fillestare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë