Politike

Lufta dhëmbë për dhëmbë në Tiranë/ Shehaj ‘po kafshon’ Berishën

Nga Gazeta ‘Si’– Ndonëse Partia Mundësia e Agron Shehajt i mori dy mandate Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, situata është përmbysur sërish.

Të paktën, kështu sugjerojnë të dhënat nga KQZ-ja për këtë situatë e cila për momentin mbetet e brishtë.

Aktualisht, Mundësia ka grumbulluar në Tiranë 8725 vota, të cilat në tërësej përfaqësojnë 4.86% të totalit të votave duke u renditur si forcë e tretë, pas PD-së e cila numëron 61594 vota.

Deri tani, sipas KQZ-së, Partia Demokratike ka 14 mandate në Tiranë ndërsa Mundësia zbriti në 1.

Megjithatë ky mandat i demokratëve është shumë i brishtë, pasi me 38 vota mund të rikthehet te Shehaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë