Politike

Kontrata e lobimit të PD/ Rama: E lebetitshme! Pse duheshin kaq para kur ishte ‘komploti’ im dhe i Soros?

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama e komentoi si të lebetitshme kontratën 6 mln dollarëshe të Partisë Demokratike me kompaninë lobuese në SHBA.

Për të, 6 milionë dollarë janë paguar për të hequr non gratë-n e Berishës.

Ai e cilësoi atë si përpjekje për të pastruar ‘baltën nga bufi i kënetës’ dhe pyeti se përse duheshin 6 milionë dollarë nëse non-grata do ishte një komplot i Soros me Ramën, ashtu siç është pretenduar nga opozita.

Mandej, ai shtoi se sipas tij, një pjesë të parave në ato 6 mln dollarë i ka marrë edhe drejtuesi i fushatës së PD, Chris Lacivita, të cilit Rama i referohet me ironi si “Latifi”.

“Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të ShBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA? Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump? Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazmë.

Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë