Politike

Berisha: Papa Françesku, një burrë i madh i njerëzimit

Nga Gazeta ‘Si’- ‘Ati i Shenjtë ishte një burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar të kombit shqiptar’.

Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha për Papa Françeskun i cili u nda nga jeta mëngjesin e së hënës (21 prill).

Nga Puka ku mbajti një minutë heshtje, Berisha tha se mbarë njerëzimi ka humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti.

“Nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit, besimit te Zoti, por edhe të dashurisë e respektit tek njeriu”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë