Nga Gazeta Si- Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjashtohen në shoqëri për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera. Ai tha se procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratimi i legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj
“Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit”, tha Gonzato, duke shtuar se një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social.
“Nuk duhet të jenë më në varfëri. E shikojmë garancinë për fëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë”, tha Ambasadori.
Ambasadori Gonzato tha se duhet të sigurohemi që fëmijët kanë zhvillimin e duhur dhe kjo do na sjellë individë më të mirë dhe një të ardhme më të mirë.
“Nga kënvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike. Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por duhet të kalojmë te fjalët te veprat. Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor”, tha Gonzato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




