Gazeta Si – Kryeministri i ri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta aneksojnë ishullin me 56 mijë banorë.
Nielsen, një ish-ministër 33-vjeçar i Industrisë dhe Mineraleve, u betua si kryeministri më i ri i Groenlandës të premten.
“Presidenti Trump tha se SHBA ‘do të marr Grenlandën’. Më lejoni të jem i qartë, SHBA nuk do ta marrin Grenlandën. Ne nuk i përkasim askujt. Ne vendosim vet për të ardhmen tonë”, tha në rrjetet sociale Kryeministri Nielsen.
Në konferencën e tij të parë për shtyp si udhëheqës, në qytetin e tij të lindjes, Nuuk, ai bëri thirrje për unitet politik për të luftuar presionet e jashtme.
“Në një kohë kur ne si popull jemi nën presion, duhet të qëndrojmë së bashku”, tha ai. Gjatë një interviste me NBC të shtunën, Trump tha se do ta marrin Groenlandën, dhe u shpreh “100 % i sigurt”.
Sipas tij ka një mundësi të mirë që amerikanët mund ta bëjnë atë pa forcë ushtarake, por theksoi se as këtë alternativë nuk e heq nga tavolina. Trump tha se ai kishte pasur biseda reale për aneksimin e territorit gjysmë-autonom danez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




