Bota

Protesta dhe largim nga salla ndërsa Netanyahu flet në OKB

Protestuesit u mblodhën jashtë selisë së OKB-së, ndërsa dhjetëra delegatë dolën jashtë sallës kur Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nisi fjalimin e tij.

Protestuesit brohoritën dhe mbanin pankarta që kundërshtonin praninë e Netanyahut në OKB dhe bënin thirrje për t’i dhënë fund mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin.

Brenda sallës së Asamblesë së Përgjithshme, dhjetëra delegatë dolën jashtë sapo Netanyahu nisi fjalimin e tij. Netanyahu e shfrytëzoi fjalimin për të kritikuar kundërshtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë