Nga Gazeta ‘Si’- Pyetjen e një komentuesi nga Kosova për kreun e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, nuk e ka pritur mirë kryeministri Edi Rama.
“A jeni mërzitur që të iku miku yt i dashur Dodik? Po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi”, pyeti komentuesi Ramën, në rubrikën ‘Sy m’Sy’.
Rama ia ktheu duke thënë se ndjen keqardhje për komente të tilla dhe se si ky qytetar është një pjesë në Kosovë që “nuk mbush fare”.
“Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh.
Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet.
Por ti Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë”, tha Rama
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




