Politike

Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar. Mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin!

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama deklaroi se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN-në pasi rrezikohen të dhënat.

Qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filtra për mbrojtjen e të rinjve.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.

Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama. 

VPN (Virtual Private Network) po përdoret masivisht vitet e fundit për të mundësuar një komunikim më të shpejtë mes degëve të kompanive të caktuara, që janë në lokacione të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë