Politike

Berisha: Rama u fut në një realitet me hardhuca! Nuk i interesojnë pensionistët

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, sipas tij, ka dalë nga realiteti dhe është futur “në një realitet me hardhuca e bretkosa me Lul Bravën”.

Berisha u shpreh se Rama sipas tij ka ndërprerë çdo komunikim dhe e akuzoi se, referuar tij, ai e ka shumëzuar popullin me zero.

Gjithashtu ai shtoi se sipas tij, Ramës nuk i intereson për pensionistët.

“Rama ka ndërprerë çdo komunikim, sikur të ishte në një vend diktatorial dhe populli shumëzohet me zero.

Të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, kudo që të jenë do të dalin dhe shqiptarët do të marrin vesh se si po dalin ato vrullshëm, po merret vesh se njeriu i cili paraqitet nëpër samite me atlete të bardha e të kuqe, herë si sportist, e herë si zhgarravitës është një shpirt keq, diktator që nuk respekton asnjë parim e normë.

Atij nuk ia ndjen, nuk i kërcet se i interesojnë sarajet, 57% e pensionistëve e marrin të pjesshëm, jo të plotë. Ky njeri është futur në një realitet zoologjik dhe idik me Lul Bravën, me reptilë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë