Politike

11 maji/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë. PS merr pjesën më të madhe

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin për partitë politike që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në total janë alokuar 131 milionë lekë, ku pjesën më të madhe ‘të tortës’ e merr Partia Socialiste me 65 milionë lekë ndërsa PD e Sali Berishës merr 44 milionë lekë.

9 milionë lekë shkojnë për Partinë e Lirisë të Ilir Metës, i cili tashmë ka nisur të bëjë fushatë nga 313, ku ndodhet në paraburgim prej disa muajsh.

Për Partinë Socialdemokrate të Dom Doshit janë vënë në dispozicion 3 milionë lekë ndërsa 2.6 milionë për Partinë Republikane të Fatmir Mediut.

Sipas vendimit të KQZ-së, fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar të partive. Ky financim synon të mbështesë partitë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit tashmë po i drejtohet një faze të rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë