Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama foli edhe në terma ekonomikë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe qëllimin e saj për anëtarësimin në BE.
Nëse realizohet në kohë rekord, sipas Ramës do sjellë përfitime ekonomike për vendin.
“Në mbyllje do them këtë, se BE-ja për ne është një buxhet ekstra. Në gjithë këto vite mbështetja e BE-së totale për në në 10 vjet ka qenë 1 mld. Por me futjen në BE është më shumë se 1 mld çdo vit, buxhet ekstra.
Në bujqësi ka qenë më pak se 200 milionë euro, tani nëse hyjmë në BE do jetë çdo vit 300 milionë euro”, tha Rama në një takim me socialistët e Durrësit.
Ai tha se vetëm integrimi europian do të mundësojë sipas tij që drejtësia në Shqipëri të mos bjerë më në duart e politikës, siç ka qenë që nga viti 1912. Gjithashtu ai shtoi se për PS, më 11 maj, duhet të votojnë edhe demokratët, për të siguruar sipas tij barazinë para ligjit për të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




