Bota

Nafta ruse në SHBA, Zelensky reagon pas marrëveshjes së Trump: Dhuratë për Putinin

Presidenti Donald Trump deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Presidentin rus, Vladimir Putin, që i lejon Moskës të hedhë menjëherë nafte në tregun global.

“Çmimet e naftës diesel për amerikanët dhe, në të vërtetë, për të gjithë botën, do të ulen me shifra rekorde dhe shpejt”, shkroi Trump.

Marrëveshja ka shkaktuar shqetësime për mundësinë që Rusia të përfitojë ekonomikisht, ndërsa vazhdon luftën në Ukrainë.

Kievi kërkon nga Uashingtoni mbështetje më të fortë dhe presion të shtuar ndaj Moskës. Presidenti Zelensky ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë si një dhuratë për Putin dhe një mbështetje indirekte për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

“Është një investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, deklaroi Zelensky, duke paralajmëruar se Rusia do ta shpërblejë këtë marrëveshje me akte të tjera terrori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë