Nga Gazeta ‘Si’- Fatjon Hoxhalli është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim.
Ai ishte përballë Helidon Halitit, i cili mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.
Kuvendi ka miratuar edhe kandidatët për Këshillin Drejtues të RTSH-së:
Enio Civici
Pro: 77
Kundër:2
Abstenim: 7
Pano Xhixho
Pro: 82
Kundër: 0
Abstenim: 5
Alket Braho
Pro: 55
Kundër: 6
Abstenim: 26
Zamira Kita
Pro: 77
Kundër: 1
Abstenim: 8
Lorenc Vangjeli
Pro: 72
Kundër: 5
Abstenim:6
Bujar Kapexhi
Pro: 75
Kundër: 5
Anstenim: 4
Osman Mula
Pro: 84
Kundër: 3
Abstenim: 1
Petrit Beci
Pro: 76
Kundër: 3
Abstenim: 5
Rajmonda Bulku
Pro: 78
Kundër: 7
Abstenim: 3
Robert Budina
Pro: 66
Kundër: 11
Abstenim: 9
Osman Mula mori më shumë vota pro nga të gjithë anëtarët e propozuar, me 84 të tilla dhe vetëm 3 kundër e një abstenim. Këshilli i mëparshëm u shkarkua po nga Parlamenti bashkë me kryetarin Leka Bungo, pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Pas dëgjesave në Kuvend, Komisioni propozoi edhe kandidaturat për votim, që u zgjodhën ditën e sotme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




