Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas ironisë së nisur nga socialistët për përfshirjen e Kujtim Gjuzit në listën e koalicionit opozitar.
Sipas Nokës, Gjuzi është më dinjitoz se shumë deputetë të mazhorancës, pasi nuk ka vjedhur asnjë para të shqiptarëve, teksa kërcënoi socialistët se pas 11 majit shumë prej tyre do të jenë pas hekurave për krimet që kanë bërë.
“Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron.
Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, tha Noka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




