Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama tha se beson shumë te qetësia dhe mençuria e grave dhe se do të ishte shumë më i sigurt në fitore nëse në zgjedhje do të votonin vetëm gratë.
Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, sipas tij, Partia Socialiste do merrte 90 mandate.
“Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia dhe mençuria e grave, nuk është e rastit dhe unë jam krenar për këtë. Nuk është e rastit që PS e votojnë më shume gra se sa burrat. Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri ne do merrnin 90 deputetë. Këto janë shifrat.
Dhe të them të drejtën nëse duhet zgjedh mes votës së një gruaja dhe të një burri, unë them votën e gruas. Sepse është më shumë se sa një votë, është një vendim. Gratë nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë, janë skandalozë. Gratë janë nëna, motra, bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Gratë e ndërtojnë fatin”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “nëse ka shumë më tepër vend për gratë dhe për vajzat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, por edhe në të gjitha hapësirat e jetës aktive, kjo i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm, Partisë Socialiste të Shqipërisë”.
Rama citoi Dora D’Istrian, kur shprehej se “të luftosh dhe të fitosh për gratë do të thotë të luftosh e fitosh edhe për burrat”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




