Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, foli sot për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
Rama tha se shqiptarët janë ende shumë idealistë për BE-në dhe theksoi se Shqipëria nuk ka plan “B” përkundrejt lirive individuale që garantohen vetëm në Bashkimin Europian.
“Nëse doni të negocioni lirinë tuaj atëherë hiqni dorë mos u bëni pjesë e BE-së, por në rast se nuk doni të negocioni duhet të jeni pjesë e BE-së”, tha Rama.
Po ashtu ai theksoi se nuk ka plan “B” përballë shtetit të së drejtës dhe të qenit të barabartë para ligjit.
“Mund t’ju ofrojnë vodka dhe havjar, por hiqeni nga mendja shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit që garantohet vetëm nëse je pjesë e të gjitha të drejtave që vijnë nga BE. Liria mund të garantohet duke qenë pjesë e BE-së”, tha Rama.
Rama solli në vëmendje shembullin e Afganistanit apo Irakut, ku njerëzit kanë pasur mundësinë për ta shndërruar vendin e tyre në demokraci funksionale dhe nuk funksionoi.
“Nuk do të funksionojë kurrë nëse nuk ke BE-në si pikën tënde të horizontit, se nuk ka të bëjë vetëm me atë që është sot, por edhe me mënyrën se si mund të arrish dhe sa mbështetje ke në mënyrën se si mësohesh për ta bërë këtë gjë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




