Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Europës.
Rama theksoi se Europa ka më pak miq pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kjo sipas tij kërkon reflektim.
Sipas tij, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trumpit jo vetëm për të bërë Amerikën të Madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën. Ai shtoi se Trump duhet ta bëjë Europën të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj, sepse, referuar tij, nuk është njësoj.
“Jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë do të dëmtoheshim. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm. Bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës.
Nuk është diçka që lidhet me forcimin ushtarak. Kur dëgjoj fjalë të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të forcojmë ushtrinë më vjen të qesh. Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam t’i themi të tjerëve si duan të jetojnë. Europa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo.
Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq? Është shumë komplekse dhe e ndërlikuar. Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj”, tha Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




