Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, në vilën qeveritare, sot dhe nesër (7-8 mars).
Një nga temat kryesore do të jenë zgjedhjet, me theks të veçantë në strategjitë që do të ndjekë PS për të garantuar fitoren. Gjithashtu bëhet e ditur se në thelb të diskutimeve do të jetë edhe vota e diasporës.
Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.
Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithësecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




