Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga rekursi që kishte depozituar në Gjykatën e Lartë për vulën e logon e PD-së, duke përfaqësuar Lulzim Bashën.
Për mediat Alibeaj ka sqaruar se në kohën kur ka bërë rekursin ka qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD, ndërsa sot është në një subjekt të ri politik dhe nuk ka më interes për Partinë Demokratike.
“Kemi krijuar një subjekt të ri politik, jemi regjistruar dhe jemi në koalicion. Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam me interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD. Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë. Kjo është kërkesë ligjore.
Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës. Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë”, deklaroi Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



