Politike

‘Këneta më tha do të të marrë Trumpi zvarrë’/ Rama: Ashtu thanë dhe mandatin e parë të Trump! Do ta shihni marrëdhënien me SHBA

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikën dhe Sorosin.

Kreu i qeverisë u kujtoi ndjekësve se kur Donald Trump fitoi mandatin e parë presidencial, “këneta” (referuar Berishës) u çua në Kuvend dhe i kërkoi që të ikë vetë ose sipas tij, Trump do ta merrte zvarrë.

Rama tha se kanë harruar si vazhdoi historia, pasi “këneta” u ka marrë peng trurin sipas tij.

“Ça do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Të gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe ju mban ‘këneta’ peng. Ju kujtohet kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vetë se do vijë Trump të të marrë zvarrë.

Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet…

Negociatat dhe flamuri shqiptar në BE është synimi i vetëm i socialistëve, kurse këneta, sipas tij, bashkë me bufin, kërkon vetëm që t’i zhysë më thellë në batak dhe lënien në borxhe të mëtejshme”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë