Politike

Rama: I dhamë shpatën në dorë drejtësisë që të na godasë edhe ne! Jemi për të bërë shtet, jo për ta kontrolluar

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama teksa bashkëbisedoi me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën ‘Sy m’Sy tha se Partia Socialiste është ajo që ka krijuar drejtësinë e re.

Rama tha se kjo forcë politikë hapi luftën kundër korrupsionit dhe bëri një drejtësi që nuk ka guxuar ta bëjë askush më parë.

“Ne jemi këtu për të bërë shtet”, -tha Rama, “jo për ta kontrolluar”. 

“Të kujtohet kur morëm ne detyrën se si ecej nëpër Tiranë, më shumë prodhoheshin drita me naftë se me korrent. Të kujtohet, apo nuk e mban mend. 50% e miletit vidhnin energjinë elektrike dhe e dini ca ka rezultuar. Ata që paguanin ishin ata që votonin PS.

Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë edhe në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun.

E kuptoni se sa larg realitetit dhe sa larg përmbajtjes së gjithë përpjekjes që unë me PS po bëjeni, jeni. U ka bërë bufi i kënetës si insekte dhe s’dini fare se ca flisni. Jeni pakicë gjithsesi“, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë