Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, i drejtuar nga i besuari i Trump, Elon Musk, ka zhvilluar një seancë dëgjimore për atë që ata e cilësojnë si shpërdorimi i parave të USAID nëpër botë për të ndikuar interesat amerikane.
Në këtë seancë është përmendur edhe Shqipëria dhe fondet e USAID.
Çështja e kryedemokratit Sali Berisha është cekur nga gazetari investigativ Tyler O’Niel i cili ka dëshmuar në Kongres se fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që realizoi ndryshimet në drejtësi në Shqipëri.
Ai thotë gjithashtu se këto ndryshime, pretendohet se çuan në burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha (kundërshtar i kryeministrit Edi Rama).
“Fondacioni Open Society dhe USAID gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East Ëest Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator. Ky institut inicioi ndryshime në gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit”, tha ai në Kongres.
Në vijim të këtij raportimi, një tjetër përfaqësuesE e DOGE në këtë komitet, shtron pyetjen: “Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës në Shqipëri?”
Admnistrata e re e Donald Trump bllokoi fondet e USAID dhe po kryen një verifikim të gjerë të të gjitha programeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



