Nga Gazeta ‘Si’- Seanca e padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për veprën e shpifjes, u shty në gjykatë ditën e sotme (25 shkurt). Shkak kanë qenë pretendimet e palës mbrojtëse të ligjvënësit demokrat.
Këtë e bëri të ditur edhe vetë Rama me një postim në rrjetin social X. Çështja lidhet me akuzat publike që Bardhi bëri kohë më parë ndaj kryeministrit, se kishte fshirë emrin e të vëllait, Olsi Rama, nga dosja e ‘Xibrakës’, me ndihmën e prokurorëve që i kishte promovuar më pas.
Pala mbrojtëse e deputetit demokrat, tani pretendon se Bardhi i është referuar fakteve të bëra publike dhe thjesht i ka përsëritur ato.
Rama shpjegon se padia kishte lidhje me akuzat që Bardhi ka bërë ndaj tij direkt si kryeministër, pra për shpifje ndaj kryeministrit.
“Prandaj avokatët duhet të sjellin prova që vërtetojnë thëniet e Bardhit. Por natyrisht që prova s’kanë dhe spërdridhen duke shtyrë seancat me llafe boshe. Ju informoj për seancën tjetër. Eh Babale, Babale, spërdridhu, spërdridhu”, shkruan Rama mes të tjerash.
Ai i referohet edhe njoftimit me mesazh që i ka bërë koordinatori juridik i “shumë gjyqeve me kënetën”, siç e cilëson.
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2025
“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe…
Kujtojmë se në muajin janar, SPAK mbylli hetimet për denoncimin e Bardhit ndaj Olsi Ramës, pasi nuk ekzistonte asnjë provë se vëllai i kryeministrit ishte i përfshirë në dosjen e laboratorit të kokainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



