Politike

Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, Berisha: Miting për të mbrojtur vjedhjen

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e mbajtur sot të Edi Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, në sheshin Skënderbej.

Sipas Berishës ky nuk ishte takim, por miting që sipas tij u bë për të mbrojtur vjedhjen. Në fjalën e tij në takimin përkujtimor të ‘Lëvizjes Dhjetor ’90’, Berisha theksoi se ‘një javë më parë, Rama rrethonte gjykatësit për t’i marrë peng, sot organizon miting për të mbrojtur vjedhjen’.

“Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?

Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë, ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë