Ngjarje

Pse rrjetet sociale nuk duhet të censurojnë imazhe erotike?

Rrjetet sociale Tumblr dhe Facebook javën e ardhshme do të miratojnë një politikë të re të standardeve të komunitetit, për të ndaluar qarkullimin e imazheve erotike në mënyrë të qartë, si përgjigje e akuzave që algoritmet e tyre nuk arritën të ndalonin pornografinë. Kundërshtimi ndaj kësaj politike të re nga përdoruesit ka qenë i shpejtë. Në qendër të këtij paniku moral janë fotografitë e marra nga njerëzit normal që vijnë nga bota e artit dhe e arsimit.
Që nga fillimet në vitet 20-30, publikimi i këtyre fotografive ka thyer tabunë e të gjithë njerëzve që këto gjëra i quanin të pamoralshme. Që prej imazheve të para heliografike të Joseph Nicephore, një ndër fotografët e parë, fotografia zotëronte aftësinë për të zbuluar dhe ndarë detaje intime të jetës. Elitat e shoqërisë përdorën fotografinë për të justifikuar të drejtën e tyre për të imponuar vlerat mbi shoqërinë europiane. Klasa e mesme bënte propagandë për portrete erotike, ndërkohë që shtresa e varfër e shoqërisë nuk ishte ende e adaptuar me këtë koncept.

Gjatë atyre viteve fotografët u bënë të papërballueshëm në thyerjen e kësaj tabuje dhe zhvillimi i filmave erotik ishte një sfidë e re për regjisorët. Sipërmarrësit e filmave si George Estman u investuan me dëshirën e madhe për t’i krijuar këto imazhe duke u thënë konsumatorëve “ju shtypni butonin për të marrë atë që dëshironi” dhe ne do të bëjmë pjesën tjetër. Këto përparime siç u quajtën aso kohe, ndihmuan që fotografia erotike të shihej si një medium shumë demokratik i cili tregon rritjen e modernitetit. Fotografia në përgjithësi përfshiu të gjitha aspektet e shoqërisë, duke e bërë erotizmin me të dukshëm, sfidues dhe duke anashkaluar kufirin midis artit dhe te komedisë. Ky kapacitet gjithmonë ka ngritur kambanat e alarmit, sepse ajo rrezikoi normat e përcaktuara sociale. Asnjëherë nuk ishin parë fotografi erotike.

Në vitet 1840 në qytetet e Parisit, fotografitë e modeleve të zhveshura, të ulura në një karrige morën një përgjigje të ftohtë nga komuniteti, pasi u miratua një legjislacion i cili tregonte se shoqëria duhej të mbrohej nga efektet negative të këtyre imazheve. Megjithatë, fotografët vazhdonin të drejtoheshin nga ky fenomen, edhe pse këto imazhe nuk u njohën zyrtarisht si art, ata gjetën një bashkëpunim midis koleksionistëve të artit dhe artistëve. Tregtia e imazheve erotike sapo kishte filluar.
Kjo tregti i mundësoi një gamë të gjerë të dëshirave që shpesh herë bien ndesh me moralin dhe konventat e komunitetit. Fotot e djemve sicilian të realizuara nga fotografi Wilhelm von Gloeden ishin shumë të shitura në elitat e shoqërisë së mbarë Europës, pikërisht sepse ishin të ndaluara. Shekulli 20 do të paraqiste sfida të reja për ndryshimin e mentalitetit te gjithë qytetarët.

Fotografi e Wilhelm von Gloeden

Fotografë të tillë si e George Plat Lyns do të duhet të maskonin homo erotizmin, si mode e lartë për t’iu shmangur censurës. Leksionet më intime të formës mashkullore ishin aq inkriminuese saqë, ai ndjehej i detyruar t’i depozitonte në Institutin Kinsey për të parandaluar shkatërrimin e tyre nëse binin në duart e policisë. Në fakt, arkivi i seksologut të njohur, tregon shumë shembuj të fotografive që janë marrë në mjedise intime dhe tashmë gjenden në dosjet e policisë si dëshmi e seksualitetit amoral. Sot, ato janë një thesar për historianët që kërkojnë dëshmi të seksit jo-normativ dhe jo-tradicional. Disa nga këto përfshirë imazhet e fotografit gjerman Herbert Tobias, i cili paguante disa djema nga rrugët e Berlinit për t’i fotografuar, janë të shfaqura sot në galeritë e shquara të artit dhe janë cilësuar një ndër koleksionet më të rëndësishme kombëtare.

Vendimi i kompanive të rrjeteve sociale për të ndaluar fotografitë erotike, si pasojë e parandalimit të pornografisë është një debat që ka ekzistuar për shekuj me radhë. Në duart e njerëzve të zakonshëm, të cilët tani më shumë se kurrë kanë aparate personale, fotografia është bërë një mjet i fuqishëm për të transmetuar, vizualizuar dhe kuptuar fuqinë dhe subjektivitetin erotik, kështu që nuk mendoj se është diçka e gabuar se shfaqen në rrjete sociale.

Nëse njerëzit do të duan t’i shohin, do t’i gjejnë me çdo kusht.
Historia e fotografisë na tregon se arti ka mbajtur gjithmonë potencial të jashtëzakonshëm demokratik në paraqitjen e së vërtetës duke treguar pushtet. Nuk ka nevojë të dobësojmë këtë potencial të jashtëzakonshëm sidomos tani që rrjetet sociale, kanë një proces për t’i lejuar konsumatorët të ndihmojnë në rregullimin privatësisë për përmbajtje të papërshtatshme. Ne jetojmë nëpër një epokë ku po na rrethojnë institucionet demokratike çdo ditë. Ne duhet t’i mbajmë rrjetet sociale si një hapësirë për ndërmjetësimin social.

Nga Jennifer Evans-Washnigton Post
*Jennifer Evans është pedagoge historie në Universitetin Carleton në Kanada, ku zhvillon kurse për historinë e Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë